Dardan Sejdiu e Dukagjin Gorani kanë marrë vëmendjen në një ndejë me gazetarë e analistë të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Dyshja dikur kanë mbrojtur bashkë ngjyrat e partisë së njëjtë: Vetëvendosjes.
Ishin deputetë të kësaj partie. Nga aty u larguan dhe morën rrugëtime të reja. Të dytë zgjodhën të bëhen analistë.
Por, miqtë e vjetër duket se janë përmalluar. Me gjasë nuk janë takuar moti me njëri-tjetrin. Këtë përshtypje ka lënë përshëndetja e tyre në ndejën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ata e kanë marrë ngrykë njëri-tjetrin.
Pamje të ngjashme janë parë zakonisht nëpër aeroporte të ndryshme kur njerëzit ia kanë dhënë lamtumirën e përkohshme njëri-tjetrit.