×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Princi Harry tregon pse ka veshur uniformën naziste

    Insajderi
    05 January 2023 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Princi Harry thuhet se ka deklaruar, në kujtimet e tij që do të publikohen së shpejti, se vëllai i tij Princi William dhe partnerja e tij e atëhershme dhe tani gruaja Princesha Kate e inkurajuan atë të vishte një uniformë naziste për një festë në vitin 2005, teksa u tallën duke qeshur kur e panë për herë të parë me atë uniformë.

    Sipas New York Post, e cila kishte akses në fragmente nga kujtimet ende të pabotuara, atëherë princi 20-vjeçar kërkoi këshillën e Princit William dhe gruas së tij të ardhshme, Kate Middleton, nëse do të vishte një uniformë naziste apo të maskohej si pilot, për të cilën ata qeshën dhe i thanë të veshë uniformën.

    Fotoja e Princit Harry shkaktoi një reagim të fortë tek publiku, transmeton britanikja Sun, dhe ai ka deklaruar se i vjen shumë keq nëse ka ofenduar dikë në ndonjë mënyrë.

    Kujtimet e Princit Harry do të publikohen më 10 janar. Gazeta britanike tha se arriti të merrte një kopje të librit pavarësisht “masave të rrepta të sigurisë përpara botimit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark