Banorja më e re e Big Brother, Mbresa është këngëtare e muzikës ‘pop’. Kënga e saj më e njohur është remixi i “këngë moj”. Ajo fillimisht kishte publikuar një këngë në gjuhën angleze, dhe kurioziteti u rrit nga masa.
Me zërin karakteristik, Mbresa në këngët shqip numëron klikime të shumta.
Në një intervistë për njërin nga televizionet në Kosovë, këngëtarja ka treguar se në fillim nuk i kishte kushtet të merrej me muzikë.
“Kurrë se kam pas një jetë luksoze, nuk i kishim kushtet me shku me u merr intensivisht me muzikë” – kishte thënë ajo.
Ajo tutje kishte treguar se më vonë kishte filluar të shkruante tekstet edhe vet.
Mbresa thotë se eksperiencat me dashuri e bëjnë të shkruaj tekstet.
Këngëtarja në intervistat e saj kishte rrëfyer edhe një histori emocionuese me motrën e saj.
“Me 10 vjet ka ditë me gatu, me bë bukë. E falënderoj shumë. Tri vite e gjysmë është më e madhe, por është kujdes për mua”- kishte treguar ajo.
Ajo që dihet është se Mbresa kohët e fundit kishte pauzuar nga muzika pasi kishte filluar të merrej edhe me gatimin e ëmbëlsirave.
Këngëtarja kishte treguar se ka disa lokale në Prishtinë që i furnizon me ëmbëlsira.
Në Big Brother këngëtarja është parë e qetë. Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë do të servojë më tutje.
Gazeta Insajderi