Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i ka shqiptuar vërejtje me shkrim ud.drejtoreshës së përgjithshme Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Kjo vërejtje me shkrim siç ka mësuar Gazeta Shneta, është shqiptuar në mbledhjen e Bordit të mbajtur vitin e kaluar më 27 dhjetor.
Vërejtja është shqiptuar pasi Zejnullahu-Raçi nuk e kishte njoftuar Bordin për skandalin me foshnjën në Spitalin e Pejës, dhe për këtë nuk ka pasur ndonjë arsyetim.
Lexo edhe:
Kujtojmë se më 13 dhjetor një nënë kishte lindur foshnjën pa shenja jete në javën e 32-të në Spitalin e Pejës. Trupi i pajetë i foshnjës ishte vendosur në një dhomë në repartin e gjinekologjisë, kurse të nesërmen ishte ngatërruar me çarçafë dhe ishte futur në rrobalarëse.
Për këtë skandal kishte qenë në dijeni edhe drejtoria e SHSKUK-së por nuk u bë publike deri pas tetë ditësh kur babai i foshnjës vendosi të dal me një rrëfim në media. Drejtoria e SHSKUK-së nuk e kishte njoftuar as Bordin Drejtues dhe as Ministrinë e Shëndetësisë.
Për këtë skandal janë shkarkuar kryeinspektori shëndetësor Shaban Osmanaj, drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës Muhamet Halitaj, si dhe Hidajete Krasniqi – drejtor për infermieri. Gjithash janë suspenduar 7 punonjës, mami, pastruese dhe mirëmbajtës.