×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmbyten 1400 hektarë tokë në Shkodër, 15 shtëpi mbesin në ujë

    Insajderi
    23 January 2023 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    15 shtëpi janë në ujë në Obot të Shkodrës, pas reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

    Aktualisht janë 1400 hektarë tokë e përmbytur, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

    Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 të një dite më parë.

    Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, edhe pse ka rënie të nivelit prej 40 cm.

    Niveli i lumit Drin shënon kuotën 5.85, ka rënie  me 45 cm, në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m.

    Niveli i Liqenit shënon 8.40 m, ndërsa ka rënie  prej 10 cm, në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.

    Njoftimi i plotë:

    Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie  me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

    Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie  prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023

    Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka renie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023 Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne oren 18.00 te dates 22.01.2023 Ne rrugen e Obotit po operojne   dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise. Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

    Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm. Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark