Kosova nuk është mjaftë e sukseshme në diplomaci. Madje në fillim të këtij muaji, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmendi edhe nëntë shtete, për të cilat tha se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Pas dështimeve në këtë fushë Qeveria e Kosovës ka shënuar një “sukses” duke forcuar marrëdhëniet me Xhibutin.
Ambasadori Mjeku prezantoi letrat e kredencës në Republikën e Xhibutit.
Ai i ka prezantuar të hënën letrat kredence Shkëlqesisë së tij, Ismaïl Omar Guelleh, President i Republikës së Xhibutit. Ambasadori Mjeku u akreditua si ambasador i jashtëzakonshëm dhe plenipotencial në Republikën e Xhibutit, banues në Riad.
Ambasadori Mjeku i dhuroi gjithashtu një kopje të letrave kredenciale Shkëlqesisë së tij Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Xhibutit Mahmoud Ali Youssouf.