×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Studentja lind fëmijën në konvikt, më pas e hedh në koshin e mbeturinave

    Insajderi
    04 May 2024 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një studente e Universitetit të Tampas pasi ka lindur foshnjën në konvikt dhe më pas e ka hedhur atë në koshin e mbeturinave.

    Pasi foshnja e pajetë është gjetur, autoritetet kanë identifikuar të renë, e cila ka deklaruar se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe se pasi e kishte lindur fëmijën, kishte kuptuar se nuk kishte puls.

    Ajo ka rrëfyer se në sekondat e parë të lindjes vajza ka qarë, por më pas, pasi e ka mbështetur në gjoks, ka pushuar. Sipas të resë, ajo e ka larë dhe e ka mbledhur me një peshqir, duke e lënë në tokë, ndërsa ka fjetur për rreth një orë.

    Pasi është zgjuar ka thënë se vajza nuk kishte më puls dhe e panikosur, ajo e ka hedhur në kosh. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së fëmijës dhe ‘fazën e saj zhvillimore’./OraNews

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark