Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka mbajtur një konferencë për media në Petrinja, nga ku foli për luftën në Ukrainë, duke u shprehur kundër dërgimit të armëve atje.
Ndër tjerash, ai aty gjeti shkas të flasë edhe për Kosovën, duke thënë se ajo u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. Tani, sipas Milanoviqit, Rusia po e bën të njëjtën në Ukrainë, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.
“Ukrainasit i urrejnë rusët në mënyrë patologjike, ky është një fakt. Kroatët nuk i urrenin serbët aq sa ata rusët.
“Deri kur do ta kuptoni se Serbia dhe Rusia janë njësoj? Ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u aneksua nga Serbia. Kush e bëri këtë pos nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, por rrëmbim. Kjo nuk e vë në dyshim Kosovën, por i gjithë koncepti,” tha ai.