Një punëtor ka ndërruar jetë sot në vendin e tij të punës në fshatin Studençan të Suharekës.
Viktima është N.M. 51-vjeçar nga Prizreni.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Me datë 01.02.2023, rreth orës 13:35 policia, nga mjeku kujdestar, ka marr informatën se në emergjencën në Suharekë është sjell një person pa shenja jete”, ka thënë ai.
Bytyqi njoftoi se viktima ishte duke punuar në një gurthyes. Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.
“Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Pasi që është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, tha Bytyqi.