×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri i Serbisë: Kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, ne nuk do të heqim dorë nga lufta për sovranitet

    Insajderi
    04 May 2024 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha “Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga lufta për sovranitetin dhe integritetin e saj. Dhe kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës”.

    Ai tha se anëtarësimi i plotë nuk është afër, por jo për fajin e Serbisë dhe se Brukseli duhet të vlerësojë nëse është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj.

    “E theksoj edhe një herë, ne nuk do të heqim dorë nga lufta për sovranitetin dhe integritetin tonë. Serbia, e udhëhequr nga SNS, nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe jam i sigurt se as përpjekja e tyre për të hyrë në Kombet e Bashkuara nuk do të ketë sukses. Lufta nuk është e barabartë, por në fund do të fitojmë!”, tha Vuçeviq në një intervistë për Novosti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark