Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është duke u evakuar si pasojë e një kërcënimi me bombë.
Gazeta Insajderi ka siguruar disa video nga momenti i evakuimit, ku shihen udhëtarë duke u larguar nga hapësirat e aeroportit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për media, Valentina Gara
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara”, ka shkruar në Facebook, zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara.
Kohëve të fusnit ka pasur disa herë alarme për bomba në Aeroportin e Prishtinës, po që të gjitha deri më tani kanë dalë të rreme.