Azem Saphiu është kosovari që është dënuar me 12 vjet burgim për mashtrim me “Call Center” në Gjermani.
InDoks sjell detaje ekskluzive për Saphiun, për atë se si u përfshi ai në këtë biznes kriminal.
Gjithçka ka nisur pas një hetimi ndërkombëtar, kur policia ukrainase arrestoi kokat e “Call Center” izraelitin Gal Barack dhe gjermanin Uve Lenhoff.
Platforma amerikane për shërbime të inteligjencës financiare, FinTelegram ka raportuar në vazhdimësi për këtë dhe platformat e tjera që ata i klasifikonin si skema mashtrimi. Dhe, në raportimet e tyre të shoqëruara edhe me grafika se si funksionoi për një kohë të gjatë “Option 888” në vazhdimësi ata kanë përmendur emrat e dy kosovari: Betim Tasholli e Azem Spahiun.
Gjykata në Gjermani në gushtin e vitit 2022 vendosi që Azem Spahiun ta dërgonte në burg për 12 vjet. Dosja e Prokurorisë i ka numëruar një sërë krimesh e mashtrimesh. Mbi njëmijë viktima dhe një shumë prej mbi 32 milionë eurosh e grumbulluar nga krimi me “Call Center: përshkruhen në atë dosje, pjesë e së cilës ishte edhe Azem Spahiu.
Një rast bamirësie
Emri i Azem Spahiut e parnerit të tij Betim Tasholli u përmend edhe për një aktivitet bamirësie nga ana e këngëtarit kosovar, dikur edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, nga dyshja ishin mbledhur para për shërimin e një kosovari jashtë vendit.
Por, shteti gjerman i shihte krejt ndryshe. Së paku jo si bamirës.
Kompania në Kosovë Silkline Group ishte regjistruar në pronësi në Betim Tashollit e Azem Spahiut.
Azme Spahiu, tashmë i dënuar në Gjermani me 12 vite burgim kishte regjistruar një seri bizonësh tjera në vend.
Dokumentari i plotë: Krimi me “Call Center”