×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Profil | Kush është kosovari që u dënua për mashtrim me “Call Center” në Gjermani

    Insajderi
    12 February 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Azem Saphiu është kosovari që është dënuar me 12 vjet burgim për mashtrim me “Call Center” në Gjermani.

    InDoks sjell detaje ekskluzive për Saphiun, për atë se si u përfshi ai në këtë biznes kriminal.

    Gjithçka ka nisur pas një hetimi ndërkombëtar, kur policia ukrainase arrestoi kokat e “Call Center” izraelitin Gal Barack dhe gjermanin Uve Lenhoff.

    IMAGO/BeckerBredel
    |Credit: IMAGO/BeckerBredel

    Platforma amerikane për shërbime të inteligjencës financiare, FinTelegram ka raportuar në vazhdimësi për këtë dhe platformat e tjera që ata i klasifikonin si skema mashtrimi. Dhe, në raportimet e tyre të shoqëruara edhe me grafika se si funksionoi për një kohë të gjatë “Option 888” në vazhdimësi ata kanë përmendur emrat e dy kosovari: Betim Tasholli e Azem Spahiun.

    Gjykata në Gjermani në gushtin e vitit 2022 vendosi që Azem Spahiun ta dërgonte në burg për 12 vjet. Dosja e Prokurorisë i ka numëruar një sërë krimesh e mashtrimesh. Mbi njëmijë  viktima dhe një shumë prej mbi 32 milionë eurosh e grumbulluar nga krimi me “Call Center: përshkruhen në atë dosje, pjesë e së cilës ishte edhe Azem Spahiu.

    Një rast bamirësie

    Emri i Azem Spahiut e parnerit të tij Betim Tasholli u përmend edhe për një aktivitet bamirësie nga ana e këngëtarit kosovar, dikur edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, nga dyshja ishin mbledhur para për shërimin e një kosovari jashtë vendit.

    Por, shteti gjerman i shihte krejt ndryshe. Së paku jo si bamirës.

    Kompania në Kosovë Silkline Group ishte regjistruar në pronësi në Betim Tashollit e Azem Spahiut.

    Azme Spahiu, tashmë i dënuar në Gjermani me 12 vite burgim kishte regjistruar një seri bizonësh tjera në vend.

    Dokumentari i plotë: Krimi me “Call Center”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark