×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Video emocionuese, qeni po pret pronaren e tij në Hatay që ka mbetur e bllokuar nën rrënoja për pesë ditë

    Insajderi
    12 February 2023 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Videot shqetësuese dhe tronditëse të pasojave nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri po bëjnë xhiron nëpër botë.

    Një ndër to është edhe ajo e një qeni në qytetin Hatay të Turqisë i cili po pret jashtë një ndërtese të shembur ku pronarja e saj mbeti e bllokuar për pesë ditë.

    I mbijetuari i tërmetit, Mustafa Sonmez tha se e kishin dërguar qenin në një vend tjetër por u kthye, dhe se vazhdon të pret për pronaren e tij, transmeton Telegrafi.

    “Qeni doli i gjallë ditën tjetër, dhe po pret pronaren e tij që atëherë. Ne e çuam në një vend tjetër por u kthye, vazhdon të pret këtu për pronaren e tij”, thotë Sonmez.

    “Ajo është ende nën rrënoja, nuk është shpëtuar ende. Kur punonjësit e shpëtimit fillojnë të përdorin traktorin qeni fillon të lehë”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark