Mëngjesin e sotëm, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, ka nisur bastisja në banesën e ish- këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh drejtorit të mediumit Demokracia.com, Adil Behramaj.
Avokati i Behramajt, Artan Qerkini tha për Gazetën Insajderi se nuk mund të japin detaje lidhur me aksionin deri sa të përfundoj i gjithë procesi.
“Do të mësohet arsyeja kur të përfundoj procesi. Njëherë nuk mund të japim detaje“, u shpreh shkurt Qerkini.
Para banesës së Behramajt ndodhen një numër i madh policëve civilë të EULEX-it.
Ndërkohë vetëm pas 6 orë bastisje aty janë parë Policia e Kosovës.
Gazeta Insajderi sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.