Një therje me thikë ka ndodhur sot në Qendrën e Konvikteve në Mitrovicën e Veriut.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi Besim Hoti, zëvendësdrejtor i policisë në veri. Ai tha se dy persona janë therur me thikë.
“Po rasti ka ndodhur pas orës 17:00. Organet e rendit i kanë nisur hetimet lidhur me rastin. Përleshja raportohet se ka ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve.I dyshuari u largua në drejtim të panjohur”, tha ai.