Meta: Jam për familjen biologjike dhe kam qenë kundër martesave të gjinisë së njëjtë - Insajderi
×
Insajderi

Meta: Jam për familjen biologjike dhe kam qenë kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Insajderi
13 March 2023 - 22:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Burim Meta, deputet i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin “Tempus” në KTV tha se kishte menduar që të tjetër të krijojnë familjet e tyre dhe se ai është pro familjeve biologjike dhe kundër martesave të gjinisë së njëjtë.

“Me të vërtetë unë jam për atë çështje të cilën e mirëmban llojin tonë, e mirëmban specien tonë derisa gjithçka që duhet të lind duhet të zhvillohet, duhet të shumohet dhe natyrisht duhet të vdes dhe kjo ka mbajtur llojin tonë, unë kam menduar që për familjet tona të krijojnë fëmijët e tyre dhe jo për familje eventuale të kërkojmë fëmijë për ta”, tha Meta.

Ai shtoi se e mbron tezën që të jetojmë me motra e vëllezër si dhe nipa e mbesa.

“Unë e mbroj këtë tezën time që të jetojmë nesër me motra e vëllezër me nipa dhe mbesa, unë kam dy vajza edhe nuk përjashtojë mundësinë që edhe ato të kenë nesër një orientim tjetër por deri në atë stad të cilat natyrisht do të kenë përkrahjen time eventuale, por unë jam për këtë familjen biologjike për familjen celulë dhe kam qenë kundër eventualisht martesave të gjinisë së njëjtë”, tha Meta në emisionin “Tempus”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark