Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Sallahu tha se deri më tani janë shkarkuar shumë zyrtarë si të implikuar në rastin Dehari, shkruan Insajderi.
Madje, ai paralajmëroi edhe shumë shkarkime të tjera.
“Janë shkarkuar shumë të tjerë dhe do të vazhdojnë të shkarkohen edhe të tjerë. Sistemi i drejtësisë duhet ta japë verdiktin e tij pasi ka prova se djali është vra në burg”, shtoi ai për rtv dukagjinin.