Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar se në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e këtij shteti njëherësh edhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas Konjufcës, temë diskutimi kanë qenë zhvillimet politike në vend dhe rajon, procesi i dialogut dhe Marrëveshja e Ohrit, si dhe hapat që duhet ndërmarrë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.