×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shefi i kabinetit të Gërvallës për foton në klub të striptizit: Këlyshët e Pronto-s po përhapin lajme të rreme

    Insajderi
    29 March 2023 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Kabinetit të ministres, Donika Gërvalla, Sharr Jakupi, shihet në një klub të striptizit.

    Kështu pretendon portali “Demokracia.com” i cili e ka publikuar fotografinë e Jakupit, e cila gjithmonë sipas shkrimit është bërë në Tajlandë.

    Për lajmin në fjalë ka reaguar Sharr Jakupi. Ai ka thënë se “këlyshët e klanit Pronto po përhapin sërish lajme të rreme”.

    “Përmes këtij postimi dua të demantoj artikullin që po qarkullon në disa media online lidhur me një fotografi ku shihem unë në një club nate gjatë pushimeve private që kam kaluar në Tajlandë”.

    “Dua të theksoj që aludimet e mediave duke filluar nga lloji i club-it e deri tek pjesa që ka mundur të jetë vizitë zyrtare, janë të pavërteta dhe me tendencë të prishin reputacionin tim si individ, profesionist dhe zyrtar shtetëror”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark