Petrit Reçica është shpallur kryeshefi i ri ekzekutiv i Kompanisë Regjionale ”Pastrimi”. Ai pozitën e ka pranuar dje nga ish-ushtruesja e detyrës, Fazile Haziri-Maloku.
Me këtë rast, kryeshefi Reçica tha se ndërmarrja është e rëndësishme për vendin dhe qytetarët dhe synim i tij është t’i çojë përpara projektet në të mirë të Kompanisë Rajonale, punëtorëve dhe shërbimeve për qytetarë.
“Sot për së afërmi u njoftova me punën që është bërë në këtë ndërmarrje nga ushtruesja e deritanishme znj. Haziri-Maloku. Falënderojë secilin për punën e deritanishme, e që do ta vazhdojmë së bashku me projekte të reja që kanë për synim rritjen dhe fuqizimin e ndërmarrjes ‘Pastrimi’”, tha Reçica.
Ai gjithashtu premtoi bashkëpunim me secilin prej tyre./Insajderi