Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve të fundit.
Raste të tilla janë shënuar në Gllokoc, Prishtinë e Viti.
Në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Gllokoc, i dyshuari është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Viktima ka pësuar lëndime, ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Viti, një burrë është arrestuar pasi i njëjti, pas një mosmarrëveshje i kishte kanosur viktimat. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Insajderi