Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se kanë filluar procedurat e ndërtimit të parkingut nëntokësorë në këtë komunë.
Ai ka deklaruar se ky projekt do të realizohet përmes bashkëpunimit publiko-privat.
“Komuna e Podujevës ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor. Projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking, poashtu e ka të inkuadruar edhe hapësirën ku janë destinuar rreth 1000 m² për afarizëm. Parkingu nëntokësor planifikohet të ndërtohet në sheshin “Ali Ajeti”, realizimi i tij do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat”, ka shkruajtur Bulliqi.