Edhe pse jo si një kinema moderne, në Gjakovë, me 7 korrik u hap Parku Kulturor me një kinema verore në Gjakovë.
Kësisoj Gjakova u ribë me një kinema pas më shumë se dy dekada mungesë, por edhe kjo ka marrë tashmë fund, raporton Insajderi.
Persona ende të pa identifikuar i kanë hyrë thikë, pëlhurës në të cilën janë planifikuar të shfaqen filmat e ndryshëm gjatë kësaj vere, raporton Insajderi.
Lajmin për shkatërrimin e kinemasë e ka bërë të ditur Ednor Hoti një nga ideatorët dhe menaxherët e këtij parku./Insajderi.com