×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filharmonia e Kosovës vjen me koncertin përmbyllës për muajin maj

    Insajderi
    27 May 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në këtë koncert, i cili organizohet në bashkëpunim me Chopin Piano Fest – Prishtina, vjen me një program të veçantë.

    Ky koncert do të mbahet të hënën (29/05/2023), ora 20:00, në Klan Arena, Prishtinë.

    Nën drejtimin e mjeshtrit britanik Robert Guy, orkestra do të interpretojë ‘Finlandia’ nga Jean Sibelius si dhe premierën kosovare të ‘Koncert për piano nr. 3’ nga Sergei Rachmaninoff në interpretimin e pianistit emiment Peter Donohoe.

    Filharmonia e Kosovës, në njoftimin e saj për publikun dhe dashamirësit e muzikës, pohon se ky institucion e ka për nder ta përmbyll programin e tij mujor me një koncert të tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    29 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark