×
  • Sport
  • Sport

    REKORD!! Thellohet edhe më shumë dominimi i skuadrave spanjolle në garat evropiane

    Insajderi
    01 June 2023 - 00:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klubet spanjolle janë të jashtëzakonshme në finalet ndërkombëtare.

    Këtë e tregon edhe shifra mbresëlënëse e regjistruar sot pas suksesit të Seviljes ndaj Romës në finalen e Ligës së Europës.

    Me suksesin e andaluzëve me penallti përballë italianëve, kjo ishte finalja e 18 radhazi në Ligën e Kampioneve apo në Ligën e Europës që klubet spanjolle fitojnë ndaj një rivali të një shteti tjetër.

    Për herë të fundit, ajo që ishte mundur  nga spanjollët ishte Valencia në finalen e vitit 2001 në Ligën e Kampioneve ndaj Bayern Munich.

    Më pas, nis një seri ku skuadrat spanjolle njohin vetëm fitore ndaj kundërshtarëve të një shteti tjetër me 4 Liga Kampionesh të Real Madrid, 4 Liga Kampionesh të Barcelonës, 6 Liga Europe nga Sevilja, 2 Liga Europe nga Atletiko Madrid dhe nga një e tillë për Valencia e Vijareal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark