Me gati gjysmë ore vonesë ka nisur të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, shkruan Insajderi.
Si rëndom kryeministri e ka hapur mbledhjen, ku ka treguar se për çka do të diskutohet.
Fillimisht ai ka përmendur Fondin Sovran, mbledhjen e radhës me Shqipërinë, etj…
Mbledhja e përbashkët pritet të mbahet në Gjakovë.
Kjo është mbledhja e 145-të me radhë Kurti dhe kabineti i tij ku pritet të shqyrtohen 21 pika të rendit të ditës.