×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mblidhet sot Qeveria, këto janë 21 pikat e rendit të ditës

    Insajderi
    07 June 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbaj sot mbledhjen e radhës e cila fillon në ora 11:00.

    Në mbledhjen e 145-të me radhë Kurti dhe kabineti i tij do të shqyrtojnë në këtë 21 pika të rendit të ditës.

    Ndër të tjera, Qeveria e Kosovës sot do të shqyrtojë Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

    Po ashtu, në këtë mbledhje do të shqyrtohet projektligji për Fondin Sovran.

    Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Masat për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijës nga Abuzimi me Narkotikë do të jetë edhe një nga pikat e rendit të ditës dhe po ashtu edhe Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë të datës 24 maj 2023 për formimin e Këshillit Ndëministror për Kontroll të Duhanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark