Më datën 08 qershor, ora 12:00, përurohet romani i ri i krijuesit Arif Molliqi. Romani ka titullin “Arkivi i letrave të djegura” dhe është botuar nga Sh. B “Armagedoni” nga Prishtina.
Për këtë roman të Molliqit do të flasin Adem Gashi, Emin Z. Emini, Sadik Zeqiri dhe botuesi i tij, z. Berat Dakaj.
Arif Molliqi lindi në vitin 1953 në fshatin Llukë e Epërme, komuna e Deçanit. Ai ka botuar një sërë veprash letrare, si ““Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), “Loja e Sarkofagut”, (dramë), “Psherëtima e zareve”, (poezi), “Kafka e ujkut”, (roman), ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), “Simfoni për darken e qenit” (roman), “Kryeqyteti i lakuriqëve” (roman), “Lluka e Epërme nëpër shekuj” (monografi) etj.