Në mbledhjen e 148-të të Qeverisë së Kosovës me miratimin e Projektligjit për Art dhe Kulturë, është shënuar një zhvillim i rëndësishëm drejt zhbllokimit të potencialit dhe nxitjes së krijimtarisë…
Në mbledhjen e 148-të të Qeverisë së Kosovës me miratimin e Projektligjit për Art dhe Kulturë, është shënuar një zhvillim i rëndësishëm drejt zhbllokimit të potencialit dhe nxitjes së krijimtarisë artistike.
Projektligji në fjalë është përgatitur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në këtë mbledhje të qeverisë është propozuar nga ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku.
Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë:
- Kushte ligjore më të favorshme për krijimtari artistike, më pak burokraci
- Forma të reja të mbështetjes së institucioneve publike të artit dhe skenës kulturore
- Bazë ligjore për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe Këshillit Kombëtar të Arteve
- Njohje ligjore të skenës së pavarur dhe statusit të artistit të pavarur e artistëve meritorë.