Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Kjo është konfirmuar nga kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media sot.
“Ai do të takohet edhe me zëvendësin tim dhe kryenegociatorin, Besnik Bislimi”, ka thënë Kurti.
Ndërsa për sa i përket takimit të tij me emisarin Lajçak, Kurti tha se ka qenë takim pozitiv.