×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shfaqen në Kosovë dy filmat shqip pasi Serbia e ndaloi në Preshevë e Bujanoc

    Insajderi
    08 August 2023 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, ishin dy filmat shqip, të cilët priteshin të shfaqeshin në Preshevë dhe Bujanoc, por që para disa kohe Serbia e kishte ndaluar shfaqjen e tyre.

    E pas ndalimit nga Serbia, këta dy filma janë shfaqur në Kosovës.

    Në shfaqjen e tyre ishte prezent edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Në lidhje me këtë temë, ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

    “Në një vend demokratik, shprehja krijuese nuk njeh kufij.

    Anipse Serbia ndaloi shfaqjen e filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret” në Preshevë e Bujanoc, premierën e organizuam në Prishtinë e bashkë me qytetarë ndoqëm rrëfimet që shpaloseshin nga kasta e aktorëve.

    Qeveria e Kosovës për Luginën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptar”, ka shkruar Çeku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark