Ish-Përfaqësuesi Special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka akuzuar Antony Blinken-in dhe Jake Sullivanin se gënjyen për trupat serbe në kufirin me Kosovën.
Grenell tha se Shtëpia e Bardhë gënjeu se u rrit numri i ushtarëve serb në kufi, derisa shtoi se sekretari Blinken dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Sullivan nuk kanë lidhje me rajonin e Ballkanit.
“Jake Sullivan dhe Antony Blinken dje shtynë informacione të rreme për trupat serbe në kufirin me Kosovën. Ata nuk kanë lidhje me Ballkanin. Vitin e kaluar kishte 14 mijë trupa, sot janë 7500 trupa dhe deri të hënën do të ketë 4 mijë trupa serbe në kufi. Pra, pse Shtëpia e Bardhë Joe Biden gënjeu për një rritje? Është një ndërtim DOWN. Dhe pse i dhanë një vijë të kuqe të 3 qershorit Albin Kurtit dhe më pas e lanë ta kalonte vijën pa pasoja? Dobësia shkakton kaos”, ka shkruar Grenell në platformën X.
Yikes. @JakeSullivan46 and @SecBlinken yesterday pushed phony information about Serb troops on the border with Kosovo.
They are so out of touch with the Balkans.
Last year, there were 14k troops, today there are 7,500 troops and by Monday there will be 4k Serb troops on the…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 30, 2023