
Dragan Kostiq nga i cili jeton në Zveçan ka thënë se ai ka vendosur ta regjistroi automjetin e tij në RKS, dhe sipas tij përderisa të gjithë e njohin Kosovë, nuk ka përse të veprojë ndryshe, shkruan Insajderi.
Kostiq është nga fshati Sllatinë, afër Vushtrrisë, i cili jeton në fshatin Grabovc, komuna e Zveçanit që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999.
“Vendosa sepse nuk ka rrugëdalje tjetër. Unë jetoj në një vend që ne, bëhemi sikur nuk e njohim, por, realisht, njihet. E gjithë bota e pranoi, e unë kishe nuk po e njoh”, tha Kostiq për agjencinë e lajmeve “Anadolu”, përcjell Insajderi.
Ai ka theksuar se deri më tani ai lirisht ka mund ta vozisë veturën e tij me targa KM.
Kostiq shton se edhe vitin e kaluar ka qenë i vetëdijshëm se duhet ta ri regjistrojë veturën, por ka pasur frikë se mos i digjet vetura ose e rrahin.
Pronarët e automjeteve me targa të vjetra të Serbisë nuk do të lejohen të regjistrohen me targa RKS pas datës 1 dhjetor dhe as të lëvizin brenda apo përtej territorit të Republikës së Kosovës.