Dhjetë të lënduar nga gjuajtja me granatë në Prizren, 5 transferohen në QKUK për trajtim - kjo është gjendja e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhjetë të lënduar nga gjuajtja me granatë në Prizren, 5 transferohen në QKUK për trajtim – kjo është gjendja e tyre

    Insajderi
    22 November 2023 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren, pesë prej tyre janë transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Lëndimet kryesisht i kanë në gjoks e qafë.

    Kështu konfirmoi për Insajderin Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti, teksa shtoi se katër prej tyre janë liruar në shtëpi.

    “Në orët e hershme të mëngjesit janë sjell 9 të lënduar pas orës 07:00 është sjell edhe i 10-ti. Pesë janë transferuar për në QKUK, katër të tjerët janë liruar për në shtëpi. Gjendja e tyre ka qenë stabile, kanë pasur lëndime në ekstremitete. Ndërsa, të tjerët kanë lëndime në gjoks, qafë dhe ekstremitete për atë janë dërguar në QKUK”, ka konfirmuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark