Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Agron Kabashi, Zgjim Hyseni, Gent Ibrahimi dhe Korab Korça, aktivistët e Partisë Socialdemokrate që u arrestuan nga Policia e Kosovës, pas protestës kundër Ektarina Trendafilova janë liruar sot.
@insajderiofficial ♬ original sound – GazetaInsajderi
Këtë e bëri të ditur Molliqaj përmes një njoftimi në “Facebok”, ai tha se nuk ka justifikim dhuna e policisë në protestë.
@insajderiofficial ♬ original sound – GazetaInsajderi
“Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetarës së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi”, shkroi ai.
Ata ishin arrestuar pas protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarine Trendafilova.
PSD-ja e kishte quajtur vendim politik, masën e ndalimit 48-orësh për kryetarin dhe aktivistët e saj.
Me 29 nëntor Partia Socialdemokrate e ka pritur me protestë kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë vizitës së saj në Kosovë të mërkurën.