Ky është viktima e tentim vrasjes në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është viktima e tentim vrasjes në Pejë

    Insajderi
    10 December 2023 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës për Rozhajë një veturë brenda së cilës ndodhej viktima (Fidan Shabani) është gjuajtur me armë zjarri. Policia rastin e ka quajtur si “Tentim-vrasje” derisa Prokuroria e Pejës bëri të ditur për Insajderin se ka ndaluar dy perona si të involvuar në rast. Insajderi mëson se edhe një i tretë ndodhet në arrati.

    Gazeta ka mësuar se viktima e tentim vrasjes është Fidan Shabani.

    Po ashtu sipar burimeve të Insajderit, dy personat e ndaluar dhe një person i tretë që ndodhet në arrati  janë familjar të trajnerit të njohur të Xhudos – Driton Kukës.

    Sipas burimit, Shqipëron Kuka është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në tentim vrasje.

    Ndërsa i arrestuar është Kukë Kuka bashke me një peron tjetër. Siç mëson Gazeta, dy personat e arretaru janë djemt e vllaut të Driton Kukës. Njëri nga ta është i mitur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark