Kryediplomati izraelit: Shteti do të vazhdojë luftën në Gaza - Insajderi
×
Lufta Izrael-Hamas

Kryediplomati izraelit: Shteti do të vazhdojë luftën në Gaza

Insajderi
13 December 2023 - 16:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen tha se ushtria do të vazhdojë luftën e saj kundër Hamasit në Gaza me ose pa mbështetje ndërkombëtare.

Ai gjithashtu deklaroi se dakordimi për një armëpushim në Gaza në këtë fazë do të ishte një gabim.

“Një armëpushim në fazën aktuale është një dhuratë për organizatën terroriste Hamas dhe do ta lejojë atë të kthehet dhe të kërcënojë banorët e Izraelit”, u shpreh Cohen.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian, për shkak të “bombardimeve pa dallim” të civilëve, raporton Al Jazeera.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë “në mënyrë efektive dhe agresive” për të mbrojtur korsitë globale të anijeve pasi lëvizja Houthi e mbështetur nga Irani në Jemen nisi një seri sulmesh të reja kundër anijeve të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark