Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga për në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Durmishi ka publikuar disa pamje nga gjendja aktuale në Brezovicë, derisa shtoi se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
Tutje, ai tha se gjatë gjithë natës do të punojnë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë qendrën e skijimit.
“Duke i falënderuar punës së palodhshme të menaxherëve, që janë 24 orë në terren, dhe kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme”, ka shkruar zëvendësministri në Facebook.