Pamje - Tërmet i fortë në Kinë, mbi 100 të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje – Tërmet i fortë në Kinë, mbi 100 të vdekur

    Insajderi
    19 December 2023 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rajon malor i Kinës veriperëndimore, u godit një tërmet me magnitudë 6.2, duke vrarë të paktën 118 persona dhe plagosur qindra të tjerë.

    Autoritetet kanë mobilizuar një sërë masash emergjente, por puna e kërkim shpëtimit mund të jetë sfiduese për shkak të temperaturave nën zero.

    20 persona janë raportuar të zhdukur në pasojat e tërmetit, pas disa orësh përpjekjesh shpëtimi.

    Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 5 km nga kufiri midis Gansu dhe një provincë fqinje.

    Tërmeti goditi qarkun Jishishan në provincën veriperëndimore Gansu në orën 23:59 sipas kohës lokale të hënën, në një thellësi prej 10 km.

    Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore si Gansu, të cilat shtrihen në kufirin lindor të rrafshnaltës Qinghai-Tibetan, një zonë tektonikisht aktive.

    Tërmeti më vdekjeprurës i Kinës në dekadat e fundit ishte në vitin 2008 kur një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Sichuan, duke vrarë afro 70,000 njerëz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark