Një 21-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në mesnatën e së mërkurës.
Rasti ka ndodhur në Kaçanik, në rrugën “Mejdi Dalloshi”.
Sipas njoftimit të policisë, viktima me inicialet A.B, u dërgua për tretman në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me rastin hetimet i ka nisur Prokuroria Themelore e Ferizajt.
“Arma e zjarrit dhe 3 fishkë janë konfiskuar, ndërsa si provë materiale është gjetur edhe një gëzhojë”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës.