Ngjashmëria në dukje mes biznesmenit Hamdi Binakaj dhe aktorit kroat Rade Serbedzija ka bërë që PDK-ja ti ngatërroj ata kur vendosi që sot të publikoj disa informata përmes së cilave akuzon Komunën e Prishtinës për dhënien e tenderave kompanive të lidhura me Lëvizjen Vetëvendosje.
PDK-ja duke dashur të tregojë me fotografi si fakte shtesë lidhshmërinë mes kompanive që kanë fituar tenderë në Komunë janë njerëz të afërm edhe me drejtues të VV-së, publikoi edhe fotografinë e Hamdi Binakajt, pronar i kompanisë “B-Plan” që ka përgaditur projektin e Zonës Mbrojtëse dhe Gjelbëruese, krahu i djathtë, rrugës për në Veternik.
Por PDK-ja e ka ngatërruar Binakajn me aktorin kroat Rade Serbedzija, raporton Insajderi.
Këtë e ka bërë publike, Milot Sejdiu, i cili nga PDK-ja është përmendur si sekser i biznesit të Binakajt që është edhe babai i Nol Binakaj, i cili sipas PDK-së ka hyrë në pozitën e anëtarit në Komitetin për Planifikim Urban./Insajderi.com
https://www.facebook.com/milot.sejdiu/posts/10211855435214424?pnref=story