"Vazhdon të jetë e fjetur me barna..." - Kjo është gjendja shëndetësore e 23 vjeçare që u lëndua nga kulmi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vazhdon të jetë e fjetur me barna…” – Kjo është gjendja shëndetësore e 23 vjeçare që u lëndua nga kulmi

    Insajderi
    22 January 2024 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    23 vjeçarja që u lëndua rëndë si pasojë e rënies së kulmit së Komunës së Re të Prishtinë, të enjten po vazhdon të trajtimin në Mjekimin Intenziv të QKUK. Gjendja e saj po vlerësohet të jetë relaitvisht stabile. Kështu tha për Insajderin shefi i MIQ, Shaqir Uka.

    Uka konfirmojë se pacientja është në gjendje të fjetur dhe se po vazhdon të monitorohet gjendja e saj.

    “Pacientja po vazhdon të marrë tretmanin mjekësor në Mjekimin Intenziv Qendror, gjendja e përgjithshme e saj për momentin vlerësohet të jetë relativisht stabile përkundër që lëndimet janë mjaftë serioze. Ajo vazhdon të jetë e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura mjekësore, ne po vazhdojmë ta monitorojmë për të parë gjendjen e saj mjekësore”, tha ai për Insajderin.

    E lënduara është Elza Ujkani, motra e deputetes së VV-së, Fjolla Ujkani.

    Vetë deputetja me anë të një postimi në “Facebook”, ka kërkuar lutje për motrën e saj.

    “Sot, ditë e xhuma! Lutemi për ty, Elza”, shkroi ajo.

    Theksojmë se si pasojë e erërat e forta është demoluar kulmi i Komunës së re të Prishtinës, duke e hedhur tërësisht në tokë. Kryetari i komunës, Përparim Rama ka kërkuar hetim të rastit.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark