×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë”, Dafina zbulon detaje nga dasma me Kreshnik Gjergjin, flet edhe për planet për t’u bërë nënë

    Insajderi
    07 February 2024 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që pëlqehet jashtëzakonisht shumë dhe që tashmë gëzon një karrierë të bujshme muzikore.

    Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila është pjesë e estradës tash e shumë vite.

    Këngëtarja ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Radar’ me Edita Dolin, ku ka folur rreth jetës e karrierës profesionale.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Mes tjerash, ajo është pyetur edhe rreth dasmës e planeve për t’u bërë nënë.

    “Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk po du me ndërru shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur vetëm dy fustane me i ndërru. Dasma është diçka shumë personale, kam dashur dikush që ma do të mirën si njeri, jo vetëm dukje”, u shpreh ajo.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Bukuroshja tutje theksoi: “Do të ndodhë sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndodhta. Kam plane”.

    E njëjta vlen të ceket se është në një lidhje dashurie prej muajsh me Kreshnik Gjergjin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark