Dy bombardues rusë fluturojnë në afërsi të Alaskës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dy bombardues rusë fluturojnë në afërsi të Alaskës

    Insajderi
    07 February 2024 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia tha të mërkurën se dy bombardues të saj strategjikë, Tu-95MC, fluturuan mbi ujërat pranë shtetit amerikan, Alaskë, por shtoi se ata qëndruan brenda hapësirës ndërkombëtare.

    Tu-95, të njohur si arinjtë nga NATO-ja, fluturuan për rreth 9 orë, të shoqëruar nga avionët luftarake SU-30SM. Ata fluturuan mbi Detin Bering, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

    “Fluturimi u krye në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore”, tha gjenerali Sergei Jobylash, komandant i aviacionit rus.

    Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORDA) tha se i ka vërejtur katër avionë luftarakë rusë duke fluturuar në Zonën e Identifikimit të Mbrojtës Ajrore të Alaskës (ADIZ).

    “Avioni rus qëndroi brenda hapësirës ajrore ndërkombëtare dhe nuk u fut në hapësirën sovrane amerikane apo kanadeze”, tha NORAD në një komunikatë.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 2007 e riktheu praktikën e epokës sovjetike për të dërguar bombardues strategjik rregullisht për patrullim përtej kufijve të Rusisë. /REL/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark