"Kosova projekt i përkohshëm" - deklarata e ministrit Aliu u përdorë nga Rusia mbrëmë, diplomati kosovar: E rrezikshme, do të duhej... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova projekt i përkohshëm” – deklarata e ministrit Aliu u përdorë nga Rusia mbrëmë, diplomati kosovar: E rrezikshme, do të duhej…

    Insajderi
    09 February 2024 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një deklaratë e pavend, për shumëkënd edhe e rrezikshme e ministrit të Qeverisë Kurti, Liburn Aliu se “Kosova është projekt i përkohshëm”, është përdorur mbrëmë nga përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Se kjo deklaratë është e rrezikshme po deklaron edhe ish-diplomati kosovar, Muhamet Hamiti teksa komentoi deklarimin e Polyanskiy-it.

    Hamiti në deklarim për Insajderin u shpreh se përfaqësuesi rusë ua m’veshi shqiptarëve deklaratën e dhënë nga vet vartësi i Kurtit.  

    “Se janë të rrezikshme deklaratat e përfaqësuesve të VV-së, ndonjëri syresh ministër i Qeverisë së Kosovës, si puna e Liburn Aliut, se Kosova është shtet i përkohshëm, e dëshmon edhe fjala e përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në brifingun për gjendjen në Kosovë në Nju-Jork të enjten më 8 shkurt 2024”, u shpreh ai për Insajderin.

    Ish-dipolomati, tash profesor i gjuhës angleze në Universitetin e Prishtinës decividisht tregoi se si u shpreh Polyanskiy, teksa shtoi se është rrenë që Uashingtoni po i shtynë shqiptarët drejt kësaj qasje.  

    “Ja si e kornizoi përfaqësuesi rus Dmitry Polyanskiy këtë: “Të frymëzuar nga Uashingtoni, shqiptarët e Kosovë tash po e thonë hapur se Kosova në formën e saj aktuale është ‘projekt i përkohshëm në rrugën e bashkimit me Shqipërinë’”. (Inspired by Washington, Kosovo Albanians are noë openly saying that Kosovo in its current form is just a “temporary project on the way to unification with Albania”)”, parafrazoi Hamiti.

    “Përfaqësuesi rus e përgjithësoi këtë gjoja synim, ua veshi shqiptarëve të Kosovës”.

    Hamiti ka theksuar se shqiptarët e Kosovës nuk e shohin “Kosovën si projekt të përkohshëm”, por është Qeveria Kurti ajo që ka pretendime të tilla.

    Ai e ka cilësuar Kurtin dhe vartësit e tij si “përbuzës të shtetit”.

    Është rrenë që Uashingtoni e frymëzon një qasje të tillë, siç është e pavërtetë se shqiptarët e Kosovës e shohin projekt të përkohshëm shtetin e Kosovës. Por është e vërtetë që deklaratat e Liburn Aliut nuk i ka hedhur poshtë shefi i tij në VV dhe në Qeverinë e Kosovës, Albin Kurti. Këtë duhej ta bënte Kurti si kryeministër. Një kryeministër më i përgjegjshëm do ta shkarkonte menjëherë. Natyrisht, Albin Kurti nuk e shkarkon bashkëmendimtarin e vet. Këta janë përbuzës të shtetit të Kosovës, që u bë me sakrifica të mëdha: me dije, djersë e gjak të njerëzve më të mirë të Kosovës. E kam thënë dhe po e përsëris se përbuzësit e shtetit të Kosovës duhet të largohen nga pushteti sa më shpejt. Me votë, sigurisht”, ka thënë ish-diplomati.

    Sipas Hamtit, kjo qeveri do pushtetin dhe jo shtetin.

    “Në muajt që u kanë mbetur në Qeveri, Kurti me shokë e shoqe ta konsumojnë pushtetin që e duan aq shumë, por jo shtetin e Kosovës, që nuk e duan”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark