×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deklarata e rrezikshme dhe budallaqe e Liburn Aliut përdoret nga Rusia në Këshill të Sigurimit të OKB’së

    Insajderi
    08 February 2024 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e rrezikshme dhe e pa vend e ministrit të Qeverisë Kurti, Liburn Aliu në nëntor të vitit të kaluar se “Kosova është projekt i përkohshëm” është përdorur sonte nga përfaqësuesi i Rusisë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

    Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy u shpreh se shqiptarët e Kosovës, e thonë këtë haptazi.

    “Shqiptarët e Kosovës sot haptazi thonë se (Kosova) sot siç ekziston është vetëm, citojë, projekt i përkohshëm drejt Bashkimit me Shqipërinë, mbyllja e citatit…”, deklaroi Polyanskiy derisa pretendoi se edhe transformimi i FSK-së, në ushtri është sipas tij, shkelje e rezolutës 12/44.

    Përfaqësuesi i Rusisë u shpreh se kërkesa e Bashkimit Evropian që të njihet shtetësia e Kosovës është e padrejtë.

    Ai pretendoi se vetëm në 2023-n, Kosova i ka kryer 178 sulme etnike ndaj serbëve në Kosovë.

    “Vetëm në vitin 2023, 178 sulme etnike janë kryer ndaj serbëve e pronave të tyre… Një fushatë për të uzurpuar trashëgimi kulturore, kishat po merren e vendet e vjetra ortodokse po emërohen si katolike…Ka krime ndaj njerëzimit e arrestime arbitrare, kërcënime e dhunë”, ka thënë ai.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark