Insajderi
Botë

I maskuar si ari, polici në Peru arreston gruan që shiste drogë/VIDEO

Insajderi
15 February 2024 - 12:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I maskuar si ari, polici në Peru arreston gruan që shiste drogë/VIDEO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Lima, kryeqyteti i Perusë, një oficer policie i veshur si ari i serialit të animuar “Care Bears” arrestoi një grua që shiste drogë.

Një polic me kostum ariu pretendoi se i dërgonte lule dhe çokollatë një gruaje të dyshuar për shitje droge, ndërsa policët e tjerë u maskuan si punëtorë.

Kur gruaja doli nga shtëpia dhe zbriti shkallët, pasoi një arrestim.

Policia njoftoi se gjeti dhe arrestoi dy gra të cilave iu gjetën më shumë se 1500 doza pastë kokaine.

Një skenar i ngjashëm është përdorur nga policia kombëtare e Perusë, Skuadron e Gjelbër, për arrestime të ndryshme në të kaluarën. Gjatë Krishtlindjeve, një oficer policie i veshur me kostumin e Santa Claus arrestoi kriminelët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark