×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfshihet nga zjarri një banesë në Ferizaj – deklarohen nga policia

    Insajderi
    20 February 2024 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një banesë në ndërtesë kolektive është përfshirë sot nga zjarri në Ferizaj.

    Nuk raportohet për të lënduar, kështu konfirmon për Insajderin Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt.

    “Sot, rreth orës 08:26 kemi pranuar një informatë, se në një rrugicë në afërsi të rrugës ‘12 Qershori’ në Ferizaj, një banesë në katin e II-të të një ndërtese kolektive është kapluar nga zjarri”, ka thënë Veseli.

    Ai tutje ka bërë të ditur se ekipet e policisë dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.

    “Nuk raportohet për të lënduar. Njësia e hetimeve gjithashtu ka dalë në vendin e ngjarjes për hetim”, ka shtuar Veseli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark