
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka arritur ta rikthejë llogarinë e tij në Facebook, pasi që iu kishte hakuar, shkruan Insajderi.
Lladrovci tha se ka 18 muaj që profilit i tij i parë në Facebook, ka qenë në duart e keqbërëseve.
Ai ka falënderuar organet e rendit dhe stafin e rrjetit social për zgjidhjen e problemit.
“Kini kujdes dhe mos i lejoni keqbërësit të kenë qasje në privatësinë Tuaj”, shkroi ai.
Shkrimi i plotë:
Profili im i parë në facebook, sot është rikthyer!
Pas gati 18 muajve, sot më është rikthyer profili im i parë në facebook dhe me këtë rast dua të falënderoj organet tona të ndjekjes dhe stafin e facebook-ut lidhur me rastin.
Kini kujdes dhe mos i lejoni keqbërësit të kenë qasje në privatësinë Tuaj.
Faleminderit!